Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se ecuria e fazës së parë të procesit të fiskalizimit ka qenë pozitive dhe shifrat janë rritur nga muaji në muaj.
Në raportin e DPT-së tregohen rezultatet e 4 muajve të parë të vitit 2021, pasi faza e parë e fiskalizimit nisi më 1 janar 2021, ku bëhet fjalë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike, ose ndryshe B2G, vetëm me faturë elektronike.
Dy fazat e tjera janë: transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve, B2B. Nis prej datës 1 Korrik 2021 dhe përkufizon monitorimin e pagesave të këtyre transaksioneve nëpërmjet sistemit bankar. Transaksionet me para në dorë, B2C që nis prej datës 1 Shtator 2021.
DPT-ja i bën thirrje bizneseve që përfshihen në reformën e fiskalizimit para afateve të caktuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.