Drejtoria e Tatimeve njoftoi se do të zgjerojë kontrollet për informalitetin e pagave në sektorin e mediave dhe të arsimit privat, krahas ndërtimit dhe tregtisë që ishin identifikuar dhe më herët me risk të lartë.
Sipas një njoftimi zyrtar Administrata Tatimore njofton se vijon të mbetet mjaft shqetësues fenomeni i mosdeklarimit real të pagës së punonjësve në profesione dhe sektorë të caktuar.
“Sipas analizave specifike të kryera nga Administrata Tatimore, bazuar në vetëdeklarimin e tatimpaguesve, rezulton se për një numër të lartë punëmarrësish në shumë sekorë është deklaruar paga minimale. Githashtu edhe për një pjesë tjetër të punësmarrësve pagat e deklaruara janë ndjeshëm më të ulëta sesa mesatarja e tregut për këto aktivitete”, thekson njoftimi.
Në fund të njoftimit Administrata Tatimore fton qytetarët të denoncojnë rastet e mosdeklarimit të saktë të pagave, si një mekanizëm mbrojtës për të mos rrezikuar pensionin në të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.