Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve(DPT) u ka kujtuar tatimpaguesve që të riaplikojnë për certifikatë elektronike nëse e kanë marrë atë një vit më parë.
Përmes një njoftimi zyrtar, DPT ka risjellë nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit të këtij viti kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.
Në bazë të Ligjit “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Certifikatën Elektronike.
Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1 vjeçare, me njё kosto prej 4000 Lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.
Tatimet sqarojnë se mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё është vepruar edhe herёn e parё.
Pas klikimit online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit E-Albania, zbatohen me radhë të gjithë hapat që tregohen aty.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje