Joshua Tarling nga skuadra “Ineos Grenadiers” fitoi etapën e dytë në edicionin e 108 të “Giro d’Italia”, Tiranë-Tiranë, e gjatë 13.7km. Në vendet dy dhe tre u klasifikuan respektivisht Primož Roglič nga skuadra “Red Bull – Bora – Hansgrohe” dhe Jay Vine nga skuadra “UAE Team Emirates XRG”. Il vincitore di tappa Joshua Tarling, subito dopo l’arrivo, ha dichiarato: “Vincere oggi è sicuramente qualcosa di eccezionale.

Për Tarling ishte fitorja e parë e një etape në një turne madhor dhe ai u shpreh i kënaqur që në fund ja doli të fitonte një garë të vështirë e cila ishte e tillë sidomos në pjesën e dytë të saj. Nga rivalët ai vlerësoi Primož Roglič që zhvilloi një pedalim impresionues. Sa i përket Bluzës Rozë, Tarling thotë se nuk ka asnjë peng, pasi në dy etapat e para ka dhënë maksimumin.

Rradha e mbërritjes
1 – Joshua Tarling (Ineos Grenadiers) – 13.7 km për 16’07”, shpejtësia mesatare 51.003 km/h
2 – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 1″
3 – Jay Vine (UAE Team Emirates XRG) + 3″

Klasifikimi i Përgjithshëm
1 – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe) – Bluza Rozë
2 – Mads Pedersen (Lidl-Trek) + 1″
3 – Mathias Vacek (Lidl-Trek) + 5″

Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)

Bluza e kaltër – Sylvain Moniquet (Cofidis)

Bluza e Bardhë – Mathias Vacek (Lidl-Trek)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.