Media Galeri

Tapeti i kuq në Çmimet Oscar ndryshon ngjyrë

Tapeti i kuq i famshëm ku parakalojnë yjet e Holliwoodit përpara ceremonisë së mbajtjes së çmimeve Oscar nuk është më. Tapeti i këtij viti ka një ngjyrë të re: Shampanjë. Ngjyra e re e tapetit u zbulua në prezantimin vjetor të tapetit të Oscars në Los Anxhelos, vetëm disa ditë para ceremonisë të dielën e 12 marsit.

Prezantuesi i Oscar, Jimmy Kimmel, tha gjatë prezantimit se ishte i bindur se është zgjedhur ngjyra e duhur, duke iu referuar dhe shpullës famëkeqe të vitit të kaluar të Will Smith ndaj Chris Rock Kimmel, ai tha për Reuters se “Njerëzit pyesin, a do të ketë ndonjë problem këtë vit? A do të ketë dhunë këtë vit, dhe ne sigurisht shpresojmë që jo. Por nëse ka, mendoj se vendimi për të shkuar me një tapet ngjyrë shampanjë dhe jo një tapet të kuq tregon se sa të sigurt jemi se nuk do të derdhet gjak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë