Kur grisen getat tuaja, ndoshta mendoni se është koha t’i hidhni ato në kosh. Por rezulton se në të vërtetë është në trend dhe Gucci po e vlerëson goxha një stil të tillë. Shtëpia e modës po shet një palë geta të grisura për 190 dollarë.

Ka pafund komente për to, duke filluar nga njerëz që janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e modës e nga ato të tjerat që tani mund ti veshin getat e tyre të grisuara dhe të shtiren sikur janë Gucci.
Gjithashtu shumë modele thonë se është 2020 ajo që po i bën njerëzit të humbin mendjen dhe të nxjerrin trende të tilla.
Dizenjuesja Natalia Fedner tha se për ta bërë trend që nuk do të dalë nga duart duhet pak më shumë kreativitet.
Getat nuk janë e vetmja gjë që Gucci ka guxuar. Marka gjithashtu shiti xhinse me njolla bari për 1,000 dollarë këtë vit dhe vitin e kaluar ata prodhuan atlete që dukeshin të konsumuara dhe i shitën për 615 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



