Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE (EASA), kanë përditësuar rekomandimet e tyre të udhëtimit ajror.
Asnjë test dhe karantinë për udhëtarët evropianë që janë vaksinuar plotësisht ose që kanë bërë Covid në gjashtë muajt e fundit, por një hapësirë prej të paktën një metër dhe maska në të gjitha fazat e transferimit. Indikacionet e reja ndjekin provat më të fundit shkencore dhe rekomandimet e miratuara nga Këshilli i BE-së.
Rregulli i përgjithshëm i provës dhe përjashtimit të karantinës, zbatohet nëse nuk vini nga një zonë me rrezik shumë të lartë me variante të ndryshme të virusit.
Me ardhjen e stinës së verës, ambasadorët e 27 vendeve kanë përditësuar dhe zgjeruar listën e vendeve dhe territoreve, udhëtarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë në BE edhe për udhëtime jo thelbësore.
Për shkak të pandemisë, Bashkimi Evropian mbylli kufijtë e tij të jashtëm në mars të vitit të kaluar për udhëtime jo-thelbësore dhe kishte krijuar një listë të shkurtër, të përditësuar rregullisht, nga vendet e treta, banorët e të cilave mund të udhëtoni në Evropë.
Por tani ka ardhur koha që kufizimet të hiqen. Jo vetëm për SHBA-të por edhe për Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Tajvanin, territorin e Hong Kongut, Makaon.
Këto vende origjinë i shtohen listës së mëparshme, e cila tashmë përfshinte Japoninë, Australinë, Izraelin, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën. Kriteret e vendosura nga 27 vendet e BE për të përditësuar listën janë bazuar në situatën epidemiologjike të vendit dhe progresin e fushatës së vaksinimit. Por gjithashtu mbi numrin e testeve të kryera si dhe mbi besueshmërinë e të dhënave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje