Menaxhim

Taksitë kërkojnë pezullim të rritjes së çmimit të energjisë për karikimin e mjeteve elektrike

Nga Gazeta ‘SI’- Kompanitë e taksive në vend kanë kundërshtuar vendimin e ERE për të rritur çmimin e energjisë elektrike në pikat e karikimit të mjeteve.

Në një kërkesë zyrtare, dy shoqata të kompanive në vend, ajo që përfshin taksitë e loguara dhe taksitë individuale (të verdha), i kanë kërkuar Entit të Energjisë të pezullojë apo rishikojë vendimin.

“Mbi shqyrtimin e kërkesave të Shoqatës “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikatës Shqiptare të Taksive për pezullimin/rishikimin e vendimit të Bordit të ERE-s nr. 255, datë 15.10.2025, “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet e karikimit me fuqi të instaluar mbi 11 kW”, thuhet në dokumentin e ERE-s, që pritet të shqyrtohet ditën e nesërme.  

Më herët gjatë muajit, Enti miratoi një kërkesë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, i cili propozonte rritjen e çmimit të energjisë në pikat e karikimit të mjeteve mbi 11 kW në 22 lekë/kWh.

FSHU argumentonte se rritja e çmimit është e nevojshme, pasi janë shtuar kostot për këtë shërbim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë