Taksat për produktet serbe duket se krijuar një barrierë të jashtëzakonshmemes presidentit Hashim Thaçi dhe kreut serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Pas takimit të shumëpritur, Vuçiç deklaroi se Beogradi nuk do të ulej në tavolinën e dialogut me Kosovën derisa të tërhiqet taksa e vendosur nga qeveria e Kosovës prej 10 për qind të produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Serbia është e gatshme përdialog, por para saj dikush duhet të sillet me përgjegjësi. Mos të vendosëtarifa të reja, nëse nuk e respektojnë një marrëveshje, si mund t’i respektojnëtë tjerat. Nëse nuk janë në gjendje të formojnë Asociacionin, nuk mund të respektojnë CEFTA-n, atëherë si mund të respektojnë marrëveshjet e Brukselit”,deklaroi presidenti serb.
Vuçiç deklaroi gjithashtu se nuk ka folur për shkëmbim territoresh asnjëherë, mirëpo do të vazhdojë dialogun për të parë se çfarë fiton Serbia nga ky proces: “Ne do të diskutojmë shumë gjëra dhe të shohim çfarë do të fitojë Serbia. Nuk kam folur për shkëmbim territoresh. Të respektohen marrëveshjet. Sapo të fillojnë t’i përmbushin obligimet që kanë nënshkruar para 10 viteve, ne do të diskutojmë”.
Ndërkohë në deklaratën për shtyp të Federica Mogherinit thuhej se Bashkimi Europian pret që Prishtina dhe Beogradi të shpejtojnë angazhimin etyre ndaj dialogut duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogume normalizimin e raporteve ndërmjet tyre dhe perspektivës së aspiratave europiane.
Në diskutimet e saj me dy presidentët Mogerini kërkoi që Kosova dhe Serbia tësigurojnë një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbajnë fjalët,veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit.
Para takimit, përfaqësuesja europiane tha se pret nga dy liderët që tëkonfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes sënjë marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Ky takim ishte i treti i ditës së sotme në kuadër të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Pas takimit me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, Thaçi deklaroi se në këtë takim u bisedua për përshpejtimin e arritjes së një marrëveshjejë mes Kosovës e Serbisë
“Me Mogherinin u pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Dy udhëheqësit pritej të konfirmonin gatishmërinë e tyre për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Ata u takuan për herë të parë pasi Vuçiç anuloi papritur takimin me Thacin në shtator në Bruksel, pas mbajtjes së një takimi dypalësh me Mogherinin.
Në prag të takimit të sotëm me Thaçin, Presidenti Vuçiç tha se pozicioni i Serbisë është i vështirë.
“Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Asgje tjetër nuk mund të krahasohet me të “, tha ai.
Thaçi deklaroi po ashtu tha të mërkurën se pret një takim të vështirë me Serbinë, por të nevojshëm për arritjen e marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

Në një samit në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiç kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen emosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Por Presidenti Thaçi ka vendosur që tëheshtë për taksën prej 10 për qind që Prishtina zyrtare i ka vënë ditën e sotmeprodukteve që hyjnë nga Serbia. Analistët shprehen se Thaçi u përpoq që të mose prishte agjendën e përbashkët me Vuçiçin për shkak të vendimit të qeverisë sëKosovës, duke injoruar krejtësisht sanksionet.
Thaçi tha para takimit me presidentin serb se do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet me Beogradin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ai theksoi se me marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe ka përsëritur se nuk do të jetë lehtë dhe se ka pengesa deri në arritjen e kësaj marrëveshje.
“Jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës për procesin final për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve, marrëveshje ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar. Marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombe të Bashkuara. E di se nuk është e lehtë. Por marrëveshja është mundësia më e mirë për të ardhmen evropiane të të dy vendeve. Do të bëjmë përpjekje maksimale për të arritur marrëveshjen. Është mundësia e radhës e organizuar nga Federica Mogherini dhe Bashkimi Europian me mbështetjen e Amerikës”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.
Kur u pyet për këtë taksën ndaj produkteve serbe, presidenti tregoi se nuk përfshihet në vendime që dalin nga institucionet e tjera, në këtë rast qeveria.
“Çdoinstitucion merr vendime dhe merr edhe përgjegjësitë që dalin prej këtyrevendimeve”, deklaroi ai. Takimi ndërmjet dy presidentëve, po zhvillohet vetëmdy ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur një taksë pre 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dheBosnjë e Hercegovina. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është kundërshtuar ashpërnga Beogradi zyrtar.
Para këtij takimi, presidenti i Kosovës është kritikuar nga opozita për përfaqësimin e Kosovës në këtë dialog. Sipas opozitës, Thaçi nuk e ka mandatin e Kuvendit që të udhëheqë me procesin e negociatave me Serbinë. Po ashtu, edhe ideja e Thaçit për “korrigjimin e kufirit”, është cilësuar nga opozita si kamuflim për shkëmbim të territoreve. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Thaçi e Vuçiq e kanë ndryshuar taktikën e takimeve, duke i realizuar ato pa një paralajmërim paraprak. Sipas tij, kjo është hera e parë që opinioni në Kosovë të njoftohet vetëm një ditë para takimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.