Politike

Takimi i ministrave të jashtëm, Ivica Daçiç braktis foton familjare në Tiranë 

Në mbyllje të sesionit të parë të takimit që po organizohet në Tiranë mes ministrave të jashtëm në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, është zhvilluar sipas zakonit edhe fotoja familjare. Në foto vihen re të gjithë pjesëmarrësit si Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

Ai që bie në sy është mungesa në foton familjare e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i pranishëm në takim, (madje i përzemërt me ministrin e jashtëm shqiptar, Igli Hasani), porse nuk ka pranuar të jetë pjesë e fotos së përbashkët ku dallon prania e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi do të ketë edhe një sesion tjetër dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë