Në kuadrin e Trilateralit të Adriatikut, ditën e sotme në Budva, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në Takimin e tretë të ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Kjo platformë e lançuar vitin e kaluar u shërben përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e bashkëpunimit në Europën Adriatike, tashmë të shndërruar edhe në NATO-n Adriatike, dhe për një aksion të përbashkët në interes të një rajoni më të sigurt dhe më të ndërlidhur në të gjitha dimensionet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.