Ngjarje

Tafa: Bullizimi kibernetik dhe ngacmimet online të trajtohen si vepra penale

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve organizoi një aktivitet ku u diskutua rëndësia e mbrojtjes së fëmijëve në hapësirat online, bashkë me nevojën për të përmirësuar kuadrin ligjor.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, nënvizoi se nga takimet për Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike me aktorët kryesorë, si Policia e Shtetit, Ministria e Arsimit, Ministria e Mbrojtjes dhe institucione të tjera, është parë nevoja për ndryshime ligjore.

“Është koha që bullizmi kibernetik, shantazhi dhe format e tjera të ngacmimit online të trajtohen si vepra penale. Këto masa janë të domosdoshme për të parandaluar akte të rënda dhe për të garantuar një mjedis të sigurt për fëmijët tanë,” tha Tafa. Ai bëri thirrje për raportimin e menjëhershëm të rasteve në platformën e dedikuar të AKSK-së, duke siguruar se çdo rast trajtohet me konfidencialitetin dhe seriozitetin maksimal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë