Media Galeri

‘Sy më sy e xhep më xhep’/ Pankartat e veçanta nga protesta e opozitës

Nga Gazeta ‘Si’- Përkrahësit e opozitës u mblodhën pasditen e sotme në protestën kombetare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Protestuesit nga i gjithë vendi u bënë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë.

Siç shihet edhe në foto, demokratët janë fotografuar me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankartat e veçanta dhe ironitë për qeverinë.

Ato janë pro presidentit amerikan Donald Trump dhe kundër George Soros.

Ndërkohë një tjetër është fotografuar me një pankartë tek shkruan “Sy më sy dhe xhep me xhep”, duke ironizuar kështu rubrikën e re të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale,”Sy më sy”, ku kreu i qeverisë u kthen përgjigje pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në postimet e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë