Futboll

Super ofertë Barcelonës për 16-vjeçarin Jamal, 200 milionë euro nga PSG mbi tavolinë

Gazeta Si – Çmenduritë e merkatos nuk kanë fund. Edhe për një 16-vjeçar mund të afrohen shifra që pak kanë lidhje edhe me logjikën sportive. E tillë është oferta e PSG-së për Lamine Jamal, që kap shifrën 200 milionë euro.

Sipas ‘Marca’-s, kjo mega ofertë ka shkuar tashmë në tavolinën e drejtuesve të Barcelonës. Lamin Yamal, i vitlindjes 2007, ka debutuar këtë sezon me Barcelonën dhe po bën një paraqitje shumë të mirë. Futbollisti spanjoll duket se e ka fatin të shkruar për t’u bërë një yll në të ardhmen. Ai do të jetë kundërshtar i Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, pasi Spanja është në grup me kuqezinjtë.

Oferta e PSG-së i ka tronditur drejtuesit katalanas, të cilët ndoshta nuk e prisnin një lëvizje kaq të shpejtë nga klubi i sheikëve. Parisienët në fakt do të humbasin Kilian Mbape pas pak muajsh, kur ai pritet të kalojë te Real Madrid, ndaj dhe duket se po i paraprinë situatës.

Përveç Jamal, në planet e PSG-së janë edhe emra të tjerë talentesh, si Bukajo Saka i Arsenalit, apo dhe Rafael Leao i Milanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë