Sport

Super Bowl/ Reflektorët tek Amanda Gorman, poetesha më të verdha që magjepsi Amerikën

Një poeteshë në Super Bowl. Delikatesë dhe fuqi, vargje dhe spektakël në fushë. Kurrë më parë si këtë edicion, në sfidën për titullin kampion në Nfl, që ndiqet nga e gjithë bota, do të jetë një femër që do të bëjë diferencën. Bëhet fjalë për Amanda Gorman, poeteshën e re që i ka magjepsur të gjithë me recitimin e “The hill we climbed” gjatë betimit të presidentit Xho Bajden më 20 janar.

Në pak momente, me vargjet e saj delikate dhe një pallto të verdhë “Prada”, ajo ka lënë shenjën e saj në histori dhe më 7 shkurt, si simbol i ndryshimit të besimit në gjeneratat e reja, do të recitojë një poezi të re para sfidës mes Tampa Bei dhe Kansas Siti.

Amanda, tashmë një yll, ka firmosur edhe një kontratë si modele me agjencinë e Gisele Bundchen, e cila është edhe bashkëshortja e Tom Bredit, yllit të Tampas. Ajo nuk do të jetë e ftuara e vetme e ndeshjes së 7 shkurtit. Komisioneri Roxher Gudell ka njoftuar se mësuesi Trimaine Davis, infermieria Suzi Dorner dhe veterani Xhejms Martin do të jenë protagonistë të hedhjes së monedhës para ndeshjes në “Raymond James Stadium”.

Amanda Gorman me çiftin Obama. Gazeta Si, 29 janar 2021

Para një publiku të “reduktuar” në 22.000 spektatorë, 8 mijë nga të cilët të angazhuar në linjën e parë të luftës ndaj Covid-19, spektakli do të shihet në televizor nga rreth 100 milionë persona.

Një mesazh i fuqishëm, në linjë me impenjimin e ri të Nfl-së kundër racizmit. Pas protestave dhe incidenteve, ku mbeti i vrarë Xhorxh Floid nga një polic në Mineapolis, edhe liga e futbollit ka dashur të mbajë qëndrim në favor të lëvizjes “blacklivesmatter”, duke investuar 250 milionë dollarë në 10 vjet për luftën kundër racizmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë