Gazeta Si – Bmw synon një të ardhme të elektrike dhe këtë dëshiron ta bëjë me stil. E kthyer pas 7 vitesh si sponsor i “Super Bowl”, marka gjermane do të publikojë një sport që lidhet më të për finalen e futbollit amerikan, që zhvillohet 13 shkurt mes Los Angeles Rams dge Cincinnati Bengals.
Filiali amerikan i kompanisë së njohur të makinave ka publikuar një ‘trailer-teaser’ prej 40 sekondash me protagonist ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, i cili luan rolin e Zeusit. Ish-aktori i famshëm i Terminatorit ka marrë rolin e babait të gjithë zotave në një spot, që ka nota humoristike.
Schwarzenegger-Zeus, i rrethuar nga shkarkesat elektrike, shfaqet duke pirë një kafe makiato në një bar direkt nga duart e një pounjonjësi të habitur, që përballë kësaj skene thotë “cool” (fantastike). Kjo është një pjesë e sportit, që është 20 sekonda më i gjatë dhe që do të shfaqet në çerekorëshin e parë të “Super Bowl”.
Në spot marrin pjesë edhe dy aktorë të tjerë: amerikano-meksikanja Salma Hayek Pinault në rolin e Erës, gruas së Zeusit, si dhe Ralf Moeller alias Poseidone, zoti i detit. Spoti është një paralajmërim për modelin e ri, që Bmw do të zbulojë gjatë ndeshjes, një model elektrik.
Pas incidentit me makinë në Los Angeles në fund të janarit, ku mbeti i lënduar, Schwarzenegger është kthyer kështu në skenë, edhe pse nuk është hera e parë që zgjidhet nga një kompani gjermane për spote publicitare. Në 2018-ën aktori austriak ishte në ‘Detroit Auto Show’ për prezantimin e Mercedes-Benz Classe G.
Në atë mori spotesh, Bmw nuk do të jetë kompania e vetme e makinave që do të bëjë reklamë gjatë “Super Bowl”: Kia ka njoftuar një të tillë për ‘EV6’, ku do të jetë një qen robotik, ashtu si dhe Nissan për modelin Z, ku ka rekrutuar humoristin Eugene Levy.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



