Bota

Sulmi raketor ndaj Izraelit, Irani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Përgjigje e nevojshme dhe proporcionale

“Sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit ishte një përgjigje e nevojshme dhe proporcionale ndaj akteve agresive të Izraelit në Lindjen e Mesme gjatë muajve të fundit, tha të mërkurën i dërguari iranian në Kombet e Bashkuara.

Amir Saeid Iravani i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Izraeli “kupton vetëm gjuhën e forcës”, duke paralajmëruar se çdo akt agresioni nuk do të mbetet i pandëshkuar.

“Çdo akt kufizimi i ndërmarrë nga Irani vetëm sa e ka trimëruar Izraelin për të kryer krime edhe më të mëdha dhe më shumë akte agresioni. Rrjedhimisht, përgjigja e Iranit ishte e nevojshme për të rivendosur ekuilibrin dhe parandalimin”, tha Iravani.

Më herët të mërkurën, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se vendet që ndihmuan në bllokimin e raketave që synonin Izraelin të martën do të “mbahen përgjegjëse”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë