Lajme

Sulmi në KZAZ, arrestohet nënkryetari tjetër i PD-së në Dibër

Pas protestave në KZAZ-në e Dibrës, Policia e Dibrës ka vënë në pranga një tjetër zyrtar të Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për nënkryetarin, Ilir Hysa.
Ai është arrestuar pas përleshjeve të forta mes policisë dhe protestuesve më 28 qershor në KZAZ-në numër 19. Protestuesit donin të kundërshtonin me të gjitha mënyrat organizimin e votimeve më 30 qershor.
Militantët e PD-së tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.
Lidhur me këtë incident, pak ditë më parë u arrestua edhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça. Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij në pikën kufitare të Bllatës.
Protesta e 28 qershorit, e cila vijoi për orë të tëra pati edhe të lënduar dhe shumë të shoqëruar në komisariat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë