Bota

Sulmi ndaj Kongresit Amerikan, plani për një grusht shteti fut në telashe Trumpin

Sulmi ndaj Kongresit Amerikan në 6 janar 2020, nuk ishte një revoltë e organizuar me nxitim në rrjetet sociale, por një plan i detajuar në detajet më të vogla që do t’i kishte çuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një grusht shteti me rikthimin në pushtet të Donald Trump.

Kështu ka thënë ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows në dëshminë e tij të siguruar nga mediat ndërkombëtare.

Plani prej 38 faqesh i është dorëzuar komisionit që po heton prej muajsh ngjarjet e 6 janarit. Në prag të sulmit në Kapitol Hill, po funksiononte një plan i detajuar për rikthimin e pushtetit për Donald Trump.

Këtë provë, ia ka dorëzuar komisionit të Kongresit që heton faktet, ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, i cili tha se e mori atë me ‘email’, por nuk bëri kurrë asgjë për ta finalizuar.

“Në prezantimin prej 38 faqesh që po shqyrtohet nga komisioni, – raportojnë mediat amerikane “New York Times” dhe ajo britanike, “The Guardian”, – ish-presidentit i rekomandohet që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme për arsye të sigurisë kombëtare në mënyrë që të vonojë certifikimin e fitores së Joe Biden nga ana e Senatit, i caktuar pikërisht për 6 janar”.

Për ta zhvilluar atë, do të kishte qenë një ish-kolonel i ushtrisë nga Teksasi, mbështetës i tezës së zgjedhjeve të vjedhura, i cili para 6 janarit do t’ua kishte dërguar disa senatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë