Nga Gazeta ‘Si’- “E keqja e regjimit sionist në sulmin e tij të shtunën kundër Iranit nuk duhet as të zmadhohet dhe as të nënçmohet,” tha të dielën Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit.
Në reagimin e tij të parë ndaj sulmeve izraelite në Iran, lideri theksoi se autoritetet iraniane do të vendosin reagimin e duhur, bazuar në interesin e vendit.
“I takon autoriteteve të përcaktojnë se si të përcjellin fuqinë dhe vullnetin e popullit iranian te regjimi izraelit dhe të ndërmarrin veprime që i shërbejnë interesave të këtij kombi dhe vendi”, tha ai.
Irani po peshon me kujdes përgjigjen e tij ndaj sulmit izraelit. Ushtria iraniane ka thënë se një armëpushim në Rripin e Gazës ose Liban tejkalon çdo sulm hakmarrës ndaj Izraelit, megjithëse zyrtarët iranianë gjithashtu kanë thënë se rezervojnë të drejtën për t’u përgjigjur
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.