Treg

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit godet tregun e naftës. Çmimi kalon 91 dollarë

Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka bërë realitet frikën më të madhe të tregjeve rritjen e çmimit të naftës.

Të hënën në mëngjes nafta e papërpunuar po tregtohej me 91.5 dollarë për fuçi nga 88 dollarë para fundjavës. Gjithsesi, çmimi u stabilizua në 91.3, duke mbetur ndjeshëm më i lartë.

Nafta e Teksasit arriti në 85.5 dollarë/fuçi.

Rritja ndodhi menjëherë pas sulmit Iranian ndaj Izraelit. Tregu pret një qetësim të situatës me ndërhyrjen e Uashingtonit, por çmimi i naftës mbetet tregues i brishtë.

Shtrenjtimi i naftës pritet të reflektohet shpejt dhe në tregun shqiptar, që ka treguar se është tepër i ndjeshëm ndaj konflikteve globale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë