Nga Gazeta ‘Si’-Në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, disa media ruse kanë vendosur në billborde një mbishkrim “Një ngjyrë, një besim, një gjak”.
Fotot i ka publikuar në rrjetet e saj sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, e cila tha se kjo gjë ishte një “skenar i vjetër”.
After the latest escalations in Kosovo, 🇷🇺 media shows billboards in Moscow with the message in support of Serbia: “one color, one faith, one blood.”
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) September 27, 2023
It’s the same old script. What we saw over the weekend will not stop there. pic.twitter.com/LFByqPM7WL
Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.
Ditën e djeshme Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko, tha se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe BE, Rusia nuk shihte mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.