Nga Gazeta ‘Si’- Të paktën 20 persona, mes tyre tre fëmijë, mbetën të vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në rajonin Almat, të Libanit, njoftoi të dielën ministria libaneze e Shëndetësisë.
Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet në Mashgara, në pjesën perëndimore të luginës Beka, të Libanit, të shtunën, njoftuan autoritetet.
Sipas zyrtarëve, një tjetër person u vra dhe disa u plagosën gjatë sulmeve në rajonin Sahmar, po në Beka, mbrëmjen e së shtunës.
Ushtria izraelite nuk ka bërë komente deri më tani, ndërsa është shprehur më parë se sulmet e saj kanë si objektiv militantët e grupit Hezbollah në Liban.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.