Katar 2022

Sulme raciste ndaj Koman dhe Tçouameni për penalltitë e humbura në finale

Gazeta Si – Futbollistët e Francës, Kingsli Koman dhe Aurelien Tçouameni, kanë qenë shënjestër e sulmeve rasciste në rrjetet sociale. Faji i tyre është se humbën penalltitë në finalen e së dielës ndaj Argjentinës.

Gjuajtja e sulmuesit të Bajernit u prit nga portieri Martinez, kurse mesfushori i Realit gjuajti jashtë. Pas sfidës, mijëra persona kënë komentuar fotot e fundit në profilet e këtyre lojtarëve me imazhe majmuni dhe kanë shkruar fraza fyese për ngjyrën e lëkurës.

Koman dhe Tçouameni patën të njëjtin fat si dy futbollistët anglezë Saka dhe Rashford, pas penalltive të humbura në finalen e Europianit një vit më parë. Mes të tjerash, lojtari i Bajernit, që dënoi sulmet raciste, i dha diçka më shumë Francës me futjen e tij në fushë.

Edhe Tçouameni ka një kontribut të madh në ecurinë e ‘Bleve’ deri në finale të Botërorit. Ai realizoi edhe një gol mjaft të bukur ndaj Anglisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë