Gazeta Si - Në orët e pasdites së kësaj të marte, raportohet për një sulm terrorist në Jaffa, një periferi e Tel Avivit, e cila ka qenë skenë e të shtënave me armë zjarri në rrugë.
Mediat izraelite flasin për të paktën tetë civilë të vdekur dhe shtatë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Policia izraelite thotë se po heton incidentin si një "sulm terrorist". Të paktën dy burra të armatosur ishin në aksion, duke hapur zjarr ndaj njerëzve që ishin në një stacion hekurudhor. Të dy terroristët janë neutralizuar. Situata në Lindjen e Mesme mbetet shumë e tensionuar.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa trupa në tokë. Në disa video, dy burra të armatosur shihen gjithashtu duke zbritur nga një tramvaj dhe duke hapur zjarr ndaj njerëzve që prisnin në ndalesë. Dy sulmuesit do të ishin neutralizuar. Sipas burimeve të tjera ka një sulmues të tretë në arrati.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.