Shendet

Sulçebe: Omicron BA5 në rënie, rreziku vjen nga fëmijët e pa vaksinuar

Variantit të Omicron BA5 po i vjen fundi. Për imunologun e njohur Genc Sulçebe numri i të infektuarve 24 orët e fundit tregoi se tashmë vala e BA5 që preku rajonin përfshirë dhe Shqipërinë po bie duke paralajmëruar një sezon vjeshte më të qetë.

Sipas imunologut Sulçebe, ky variant ishte i formës së lehtë, me 2-3 ditë simptoma të ngjashme me gripin, temperaturë deri në 39, dhimbje fyti e kollë. E megjithatë, sipas tij, raste të rënda deri në vdekje nuk pati.

LEXO EDHE:
– Konfirmohen zyrtarisht BA4 dhe BA5 në Shqipëri
– Studimi më i madh për COVID tregon se virusi dëmton funksionin e trurit, preken dhe fëmijët

“Duhet të themi se vala e BA5 që arriti pikun në korrik është drejt shuarjes. Mendoj se sezoni i vjeshtës dhe dimrit, nisur nga statistikat e fundit, do të jetë shumë herë më ndryshe se dy vitet e shkuara edhe pse asnjë nuk e di se çfarë virusi i mund të qarkullojë. Ajo që dihet është se nënvarianti Omicron BA5 tashmë i ngjason virusit të gripit”, thotë për gazetën “SI”, doktor Genc Sulçebe.

Doza e katërt e vaksinës, e nevojshme

Sipas imunologut Sulçebe, për të patur një situatë të mirë shëndetësore, duhet që personat mbi 60-vjeç të kryejnë dozën e katërt të vaksinës. Por duket se numri i të vaksinuarve me dozën e tretë dhe sidomos me të katërtën ka rënë ndjeshëm.

Shkak janë simptomat e lehta të nënvariantit Omicron që duket se kanë ulur vigjilencën duke bërë që të kalohet jo në izolim.

Sulçebe thotë se fokusi duhet të drejtohet tek personat me sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet kardiake të cilët duhet të kryejnë dozën e katërt të vaksinës anticovid.

“Ajo çfarë konstatohet është fakti që ndonëse me covid, sot askush nuk karantinohet. Të gjithë i ke në lëvizje duke qenë se është sezon pushimesh. Ndaj fokusi duhet të drejtohet tek personat me sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet kardiake të cilët duhet të kryejnë dozën e katërt të vaksinës anticovid. Sepse ndonëse dimri nuk do të jetë problematik sa i takon qarkullimit të covid, sëmundshmëria do të vazhdojë, njerëz të shtruar në spitale për komplikacione post covid do të ketë”, thotë imunologu Sulçebe.

Mjeku thotë se sikurse vaksina antigrip që siguron që virusi i gripit të kalojë pa komplikacione, edhe doza e katërt garanton kalimin e virusit lehtë, pa komplikacione.

Hapja e shkollave, risk për përhapjen e covid

Me nisjen e vitit të ri shkollor më 12 shtator, ekspertët e shëndetit publik thonë se problem mbeten fëmijët, pasi ata nuk janë të vaksinuar.

Rrisku i përhapjes së virusit prej fëmijëve mbetet present sa kohë dhe prindërit stepen ti vaksinojnë fëmijët.

Refuzimi për të vaksinuar fëmijët, shton mundësinë që kryesisht të moshuarit por dhe vetë prindërit të preken më lehtë nga virusi covid.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se ndonëse dhe vetë fëmijët e kalojnë COVID më lehtë se të rriturit , në spitale ka raste të rënda si pasojë e komplikacioneve të covid.

Ndaj ata sugjerojnë që prindërit të mos pengojnë vaksinimin por të marrin masa sepse kështu mbrojnë shëndetin e të moshuarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë