Politike

“40% e policëve të rinj përdorues droge, të ikin ata që u rekrutuan jashtë kritereve”

Ngjarja e të hënës në Komisariatin e policisë nr 3 në Tiranë, ku një efektiv policie vrau kolegun e tij ka sjellë debate edhe në mbledhjen e Komisionin e Ligjeve.

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, tha se brenda policisë së shtetit 30-40% e efektivëve të rinj rezultojnë përdorues droge.

“Ne si Komision Ligjesh duhet të reagojmë për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur brenda policisë së shtetit. 30-40% e policëve të rinj rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike. Është imediate që policia e shtetit, elementët që janë rekrutuar jashtë kritereve të largohen. Janë ngjarje të përsëritura këto në polici”, tha Sula.

Ndërkohë kryetarja e këtij komisioni, Klotilda Bushka inkurajoi policinë që të përjashtojnë elementët që prishin rendin.

“Mbështetje për drejtorin e policisë që të përjashtojë element që e prishin rendin. Ne si kuvend kaluam ligjin për mbikëqyrjen e policisë. Vec kritereve të forta për tu bërë pjesë e policisë, ato kritere duhen ndjekur edhe pasi rekrutohen”, u shpreh Bushka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë