Editorial

Suficiti i buxhetit, qeveria është në konflikt moral me qytetarët

Gazeta Si - Qeveria ka një problem të madh moral me qytetarët për shkak të suficitit buxhetor të krijuar këtë vit.

Ajo po mbledh të ardhura nga taksat dhe tatimet më shumë para se mund të shpenzojë.

Shifrat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave konfirmojnë se edhe në fund të tetorit, buxheti pati rreth 10 mld lekë suficit për të gjithë periudhën.

Ka të paktën që prej muajit prill që suficiti është rezultantja e vetme në kolonën e fundit vertikale të buxhetit.

Fare thjesht, teorikisht kjo do të thotë se, ose barra fiskale është më madhe se sa fuqia absorbuese e ekonomisë për kapitale publike, ose qeveria është e pa aftë të krijojë dhe menaxhojë projekte që t’i përdorë paratë e akumuluara ose ka aq mjaftueshëm projekte, sa që nuk i del koha fizike prej 1 viti që t’i realizojë të gjitha (eficenca e supozuar 100 për qind). 

Ndaj qeveria është e detyruar t’ua kthejë këto para qytetarit tatimpagues. Taksat në aspektin shoqëror, janë shprehje e një kontrate morale mes publikut taksa pagues dhe qeverisë, e cila zotohet që në këmbim të ardhurave buxhetore të japë mbrapsht të mira publike.

Për sa kohë, kjo kontratë nuk ndiqet nga qeveria, atëherë dhe publikut i lind e drejta të mos i përmbahet detyrimit. Dhe ky është pragu i një konfikti moral.   

Por, në Shqipëri, nuk është asnjë nga shkaqet, as barra e lartë dhe as pamundësia e qeverisë, por një truk i pamorlashëm që shkel parimet dhe krijonte vatra problematike për ekonominë.

Pavarësissht se ndodhet në suficit, qeveria ka treguar se do i kontraktojë paratë buxhetore muajin e fundit ose dhe të parafundit, nëntor-dhjetor (dhe ligjërisht është e mbuluar).

Por ky menaxhim i fondeve publike, jo vetëm se shkel parimet dhe ligjin organik të buxhetit që udhëzon  qeveritë të mos krijonë përqëndrime të fondeve buxhetore, por krijon ngjarje të paparashikuara, duke stresuar tregjet dhe aktorët për shkak të një iflacioni të mundshëm, zhvlerësim të monedhës kombëtare etj.

Shkak kryesor që shkaktoi suficitin, është mos kryerja e shpenzimeve kaptiale, ato që rrisin eknominë.

Në çdo kohë, por veçanërisht në kontekstin e kohëve të fundit, kur ekonomia dhe të ardhurat familjare janë goditur nga inflacioni dhe vendi kërcënohet nga rënia eknomike, mos bërja e investimeve kapitale në kohën dhe rendimentin e duhur, është të dorëzosh apo djegësh me vetëdije mundësinë më të mirë që të  t'i shpëtosh krizës përmes rritjes ekonomike.

Qeveria thotë se do t'i përdorë, por mënyra se si zgjedh ajo t'i bëjë këto invesitme në fund të vitit, mbetet e dyshimtë dhe nuk e shuan problemin moral që ajo ka shkaktuar me publikun, sepse është njësoj si një i sëmurë që shkon në spital dhe mjeku vedos t'i japë kurën, duke pritur përkeqësimin, kur ai të jetë afër komës dhe jo atëherë kur i janë shfaqur simtomapt. Kësaj sjelljeje çdo kush ia di pasojat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë