Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, vë në pikëpyetje Konventën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët 1951, nëse është e përshtatshme për epokën tonë moderne, duke theksuar se të qenit homoseksual apo grua nuk duhet të jetë e mjaftueshme për të kërkuar azil.
Ajo do të mbajë një fjalim më American Enterprise Institute, një institut i qendrës së djathtë në Uashington DC, për të treguar planet e saj për të menaxhuar krizën e refugjatëve, raporton agjencia e lajmeve The Times.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj kohe, pavarësisht legjislacionit të miratuar nga Boris Johnson dhe Rishi Sunak dhe zotimit të kryeministrit për të “ndaluar anijet”.
Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar pasi ajo ka sinjalizuar më parë pakënaqësinë e saj me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe interpretimin e saj dhe ndikimin e mëvonshëm në politika si skema e dëbimit të qeverisë nga Ruanda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.