Media Galeri

Suedia shpërndan broshurën: Si të reagojmë në raste lufte?

Nëse Suedia sulmohet, ne nuk do të dorëzohemi kurrë, thuhet në broshurat e shpërndara nga qeveria suedeze, shkruan il messaggero.it.

Qeveria u ka dërguar këto broshura për t’u përgatitur në rast të gjendjes së jashtëzakonshme ose lufte, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo është hera e pestë që Suedia shpërndan një broshurë të tillë, i pari u botua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dy botime të tjera u shpërndanë në vitet 1960, gjatë Luftës së Ftohtë.

Broshura e re e shtypur në 5 milionë kopje synon të përgatisë popullatën në rast emergjencash apo konfliktesh të armatosura.

Ato ofrojnë këshilla praktike për furnizimet thelbësore shtëpiake, lista të dobishme dhe udhëzime për trajtimin e krizave të llojeve të ndryshme.

“Nuk është sekret që situata e sigurisë është përkeqësuar që nga botimi i broshurës së fundit në 2018. Me ndryshimin e rrethanave të jashtme, është e nevojshme të përditësohet informacioni i dhënë familjeve suedeze për të pasqyruar gjendjen aktuale. Situata e re është një mjet i rëndësishëm për të sqaruar rolin e individit në mbrojtjen totale”, deklaroi ministri i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë