Media Galeri

Suedia do të ndërtojë qytetin më të madh prej druri në botë

Këtë javë, një firmë suedeze njoftoi se do të ndërtonte qytetin më të madh prej druri në botë. Stokholm Wood City do të ndërtohet në Sickla, një zonë në jug të kryeqytetit suedez. Ndërtimi në truallin prej 250,000 metrash katrorë do të fillojë në vitin 2025. Kur të përfundojë, dhjetë vjet më vonë, ai do të përmbajë 2,000 shtëpi dhe 7,000 zyra, së bashku me restorante dhe dyqane. Projekti prej 1.4 miliardë dollarë drejtohet nga Atrium Ljungberg, një kompani suedeze e zhvillimit urban.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë