Nga Gazeta ‘SI’ – Subvencione, kredi me interesa të ulëta dhe kontrata PPP – këto janë “përbërësit” e recetës së qeverisë për të rritur investimet në turizëm.
Në draftin e publikuar nga ministria e Turizmit për Strategjinë 2024-2030, thuhet se Shqipërisë i mungojnë resortet profesionale turistike dhe se ato të ndërtuara kanë më shumë rol rezidencial dhe që mbështeten në aktivitetin e shitjes së pasurive të patundshme.
“Nga subvencionimi i interesave tek PPP-të, skemat që do përdoren për investimet në turizëm financimi të kufizuara, ndërsa projektet në shkallë të gjerë janë të fokusuara më së shumti në komponentin rezidencial, çka do të thotë se perspektiva për zhvillim është e orientuar drejt ndërtimit masiv të pronave të paluajtshme si “resorte” dhe jo në zhvillimin profesional të resorteve turistike të shfrytëzimit të miksuar”, thuhet në dokument.
Kështu, për ta bërë këtë të mundur, qeveria do të ndihmojë të krijohet një treg i mirëstruktuar investimesh ku nuk zhvillohet vetëm marka.
Këto skema duhet të shfrytëzojnë partneritetet dhe instrumentet e ndryshme financiare për të krijuar një sistem të fortë mbështetës për zhvilluesit dhe sipërmarrësit, si dhe të përfshijnë mundësisht instrumente të tilla si stimujt fiskalë, stimujt jofiskalë, subvencionet për mbulimin e normës së interesit, reduktimin e barrierave financiare, kreditë me interes të ulët, grantet dhe të ngjashme”, thuhet në dokument.
E ndarë në në pikë tjetër dokumenti saktëson edhe veçoritë kryesore të këtyre skemave nxitëse për investimet në turizëm ku përfshihen disa elementë.
“Krijimi i një skeme të re investimi për zhvillimin e projekteve të shfrytëzimit të miksuar. Këto skema janë të orientuara drejt planifikimit strategjik urban dhe reformave politike që stimulojnë zhvilluesit përmes subvencioneve fiskale, si subvencionet për mbulimin e normës së interesit, lehtësirat tatimore ose proceset e thjeshtuara të dhënies së lejeve. Mekanizmat financiarë, të tillë si partneritetet publike-private (PPP), mund të përdoren për të shpërndarë rrezikun financiar dhe për të nxitur investimet private në projektet publike. Skema duhet ta vërë theksin te qëndrueshmëria dhe të pasqyrojë qëllimet më të gjera të zhvillimit urban për krijimin e hapësirave urbane më kohezive, më efikase dhe më tërheqëse. Skemat e investimeve për NMVM-të në sektorin e turizmit. Zakonisht, NMVM-të kanë akses të kufizuar në kapitale të mëdha, gjë që ua vështirëson nisjen apo zgjerimin e veprimtarive pa mbështetje të jashtme financiare. Duke prezantuar skema specifike investimi për NMVM-të, të tilla si subvencionet për mbulimin e normës së interesit apo grantet, ose stimuj fiskalë si lehtësirat tatimore, atëherë barra financiare në këto ndërmarrje më të vogla mund të ulet ndjeshëm. Kjo lehtëson pjesëmarrjen e tyre në tregun e turizmit, diçka të cilën nuk do të mund ta përballonin pa mbështetje të jashtme;
Skemat e investimeve për zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit. Këta stimuj duhet të jenë specifikë vetëm për investimet në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit. Ato duhet të konsistojnë në stimuj të ndryshëm fiskalë dhe jofiskalë, duke stimuluar më tej investimet në zonat me përparësi për zhvillimin e turizmit. Këto investime duhet të plotësojnë stimujt e tjerë dhe mund të kombinohen”, thuhet në draft.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.