Italia veriore është përfshirë nga moti i keq. Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq për Lombardinë dhe atë portokalli për gjashtë rajone të tjera. Në Genova pati përmbytje dhe ndërprerje të shkurtra për shkak të stuhisë së fuqishme, me 80 milimetra shi që ranë në më pak se një orë.
Shiu i dendur që ra në Milano shkaktoi disa përmbytje, por nuk raportohet për dëme. Autoritetet po monitorojnë lumenjtë Seveso dhe Lambro, të cilët arritën pragun e parë të kritikës. Rrëshqitjet e dheut në Saint-Andrè en Savoie ndërprenë edhe linjat hekurudhore me Francën.





Alarmi portokalli është në Friuli Venezia Giulia, Liguria, Bolzano, Toskana dhe Veneto. Paralajmërimi është i verdhë në Abruzzo, Campania, pjesë e Emilia-Romagna, Toscana, Veneto dhe Piemonte, në Lazio, pjesë e Molise, Provinca e Trentos, por edhe në Sardenja, në Umbria dhe në Valle d’ Aosta.
Qendra Meteo-Hidrologjike e Mbrojtjes Civile të Rajonit Liguria parashikon deri nesër erëra të forta dhe stuhi intensive. Për këtë arsye është vendosur mbyllja e tregjeve në natyrë për sot.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




