Në Spanjë është alarm i kuq në të gjithë vendin për stuhinë Filomena, që po sjell borë dhe ngrica. Madridi është qyteti më i goditur. Bora që ka rënë në kryeqytetin spanjoll është më e forta e 40 viteve të fundit dhe temperaturat mund të zbresin deri në -12 gradë. Shumë parqe të qytetit janë mbyllur dhe shumë makina janë bllokuar prej orësh në autostrada.
Madje nga pamjet që kanë publikuar mediat spanjolle nga stadiumi i Realit “Santiago Bernabeu”, shihet se fusha dhe stadiumi është i mbuluar me borë, duke ofruar një pamje fantastike.
Moti i keq bëri që të anulohet edhe ndeshja e La Liga-s mes Atletico Madrid dhe Bilbaos. Lojtarët e Simeone-s janë duke vuajtur nga ngricat edhe për të shkuar në stërvitje. “Zgjidhja” ka ardhur nga lojtari Yannick Carrasco, i cili së bashku me Lemar, Hermoso dhe Vrsaljko kanë shkuar në stërvitje me një Fiat Panda 4×4 të vjetër, prodhim i vitit 1989. Fotot dhe videot e tyre në Instagram janë bërë menjëherë virale në internet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.









