Bota

Stuhia e dëborës në SHBA, të paktën 4 viktima. Banorët pa energji elektrike! Anulohen fluturimet

Nga Gazeta ‘Si’- Stuhia e dëborës që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhe 4 viktimat e para.

Situata paraqitet tepër e rënduar në Kansas dhe Misuri, aty ka bora ka shkaktuar dhe probleme të mëdha me qarkullimin rrugor, teksa qindra fluturime janë anuluar.

Mbi 350 mijë persona kanë pasur problem me furnizimin me energji elektrike në Teksas, Misuri, Ilinois, Indiana, Kentaki dhe Virginia.

Ndërprerja krijoi kushte të rrezikshme udhëtimi nga shtetet qendrore dhe jugore në Bregun Lindor, duke detyruar shkollat ​​dhe zyrat qeveritare në disa territore të mbeten të mbyllura.

Sipas ‘The Guardian’, gjendja e jashtëzakonshme u shpall në disa shtete, duke përfshirë Kansas, Missouri, Maryland, Kentaki, Virginia, Arkansas dhe Uashington, si dhe në Nju Xhersi.

Për më tepër, më shumë se 1.900 fluturime në SHBA u anuluan dhe më shumë se 5.000 fluturime brenda ose jashtë vendit pësuan vonesa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë