Njujorkezët në pjesën perëndimore të shtetit janë goditur nga një stuhi masive bore, që ka mbyllur rrugët, ka ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe ka anuluar fluturimet fundjavën para festës së Falënderimeve.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit Deri të premten në mbrëmje, mbi 1.5 metra dëborë kishte mbuluar rrugët në qytetin e Orchard Park.
Ndërsa reshjet e borës u intensifikuan, dy banorë të qarkut humbën jetën nga komplikimet kardiake në përpjekje për të pastruar terrenin nga bora.









“Ne dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe i kujtojmë të gjithëve se kjo borë është shumë e rëndë dhe e rrezikshme,” tha ekzekutivi i qarkut.
Sinoptikanët dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për natyrën kërcënuese të kësaj stuhie bore, e cila ka potencial të jetë historike edhe për rajonin e Buffalo-s, ku bora e madhe është normë gjatë muajve të dimrit. Dhe reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës me periudha të pakta lehtësimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




