Media Galeri

Studiuesit mësojnë papagajtë të telefonojë shokët e tyre që mos të ndjehen vetëm

Një studim ka zbuluar se papagajtë këndojnë dhe luajnë më shumë pasi bëjnë video thirrje me njëri-tjetrin.

Shkencëtarët nga Universiteti i Glasgow fillimisht u mësuan papagajve se si të bënin një thirrje me një tablet, përpara se t’i lejonin ata ta bënin atë vetë për një periudhë dymujore.

Gjatë kësaj kohe ata bënë 147 thirrje dhe gjithashtu filluan të demonstrojnë më shumë sjellje sociale, duke treguar se kjo po ndihmonte për të luftuar vetminë e tyre.

Disa papagaj madje bënë përparime të mëdha falë bashkëveprimit me miqtë e tyre, si të mësonin të fluturonin dhe të kërkonin ushqim për herë të parë.

Ekipi shpreson se teknologjia mund të përdoret në të ardhmen për të ndihmuar këto krijesa të zgjuara të lidhen me njëra-tjetrën dhe të jetojnë jetë më të lumtur në robëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë