Sipas një studimi, imuniteti i fituar nga vaksinat kundër tetanozit në fëmijëri mund të ndihmojë trupin të luftojë kancerin e pankreasit. Aktualisht, shumica e pacientëve të diagnostikuar me kancer pankreatik mbijetojnë vetëm disa muaj.
Një ekip shkencëtarësh në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein në Nju Jork nxori gjetje të reja që tregojnë se bakteret listeria, qw und tw lidhen me qelizat kancerogjene, mund të shpërndajnë në mënyrë selektive forma të çaktivizuara të toksinave të tetanozit në tumoret e kancerit të pankreasit te minjtë, duke shkaktuar më pas aktivizimin e kancerit.
Meqenëse shumica e të rriturve janë vaksinuar kundër tetanozit si fëmijë, sistemi imunitar mund ta zbulojë sëmundjen nëse ajo hyn në trup. Kjo do të thotë që qelizat e kancerit të pankreasit të ngarkuara me tetanoz duhet të jenë të dukshme për sistemin imunitar dhe për këtë arsye janë të prekshme ndaj sulmit të sistemit imunitar, thanë studiuesit.
“Ilaçet aktuale funksionojnë mirë kundër disa llojeve të kancerit, por vetëm rrallë ndihmojnë njerëzit me kancer pankreatik”, tha Claudia Gravekamp, profesoreshë e mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë Albert Einstein.
Studiuesit u dhanë vaksina kundër tetanozit minjve në laborator që ishin projektuar posaçërisht për të zhvilluar kancerin e pankreasit. Kur minjtë zhvilluan kancer të avancuar të pankreasit, bakteret listeria që përmbajnë tetanus u injektuan në barkun e minjve.

“Bakteret Listeria janë mjaft të dobëta dhe vriten lehtësisht nga sistemi imunitar i njerëzve dhe kafshëve – kudo, domethënë, përveç në zonat e tumorit”, tha Gravekamp.
Ajo shpjegon se strategjia e trajtimit përfiton nga fakti se tumoret e pankreasit janë aq të mirë në shtypjen e sistemit imunitar për të mbrojtur veten e tyre. Kjo do të thotë se vetëm ato baktere listeria në rajonin e tumorit mbijetojnë mjaftueshëm, për të infektuar qelizat tumorale të pankreasit dhe se qelizat e shëndetshme nuk infektohen.
Studimi i publikuar në “Science Translational Medicine” zbuloi se minjtë e trajtuar me vaksinat e tetanozit reduktuan madhësinë e tumorit me 80 për qind dhe reduktuan përhapjen e kancerit me 87 për qind, duke rezultuar në një shkallë mbijetese prej 40 për qind krahasuar me minjtë e patrajtuar.
Gravekamp dhe kolegët e saj tani po planifikojnë prova klinike për të vlerësuar nëse bakteret e dobësuara të listerisë mund të injektohen në mënyrë të sigurt, te njerëzit si një opsion i mundshëm trajtimi tek njerëzit e diagnostikuar me kancer pankreatik.
“Gjetjet tregojnë se kjo qasje trajtimi mund të jetë një imunoterapi e dobishme për kancerin e pankreasit, si dhe për llojet e tjera të kancerit, si kanceri i vezoreve, që mbeten të vështira për t’u trajtuar”, përfundon Gravekamp.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



