Një studim i fundit shkencor ka zbuluar se konsumimi i sodës së bukës mund të jetë i dobishëm për të kuruar probleme shëndetësore. Disa nga këto probleme mund të jenë sëmundjet autoimune.
Eksperimenti
Gazeta e Imunologjisë botoi një studim të kryer nga Kolegji Mjekësor i Georgia në Universitetin Augusta, i cili zbuloi se përdorimi i ujit me sodë buke mund të reduktojë shanset për t’u sëmurur nga artriti reumatoid dhe lupusi. Ekipi i studiuesve, i udhëhequr nga Dr. Paul O’Connor, fiziolog në Kolegjin Mjekësor, vendosi të testonte përdorimin e sodës së bukës tek njerëzit e shndetshëm dhe tek minjtë. Kur të dy subjektet pinin sodë buke, stomaku gjeneronte acid për të tretur ushqimin, qelizat mesothelial të shpretkës reagonin duke siguruar pjesën tjetër të trupit, që nuk po sulmohej nga një infeksion bakterial. Ekipi i studiuesve identifikoi qelizat mesotheliale si mbrojtëse të trupit.
Përfitimet nga pirja e ujit me sodë buke
Shkencëtarët zbuluan se pasi dy subjektet pinë ujë me sodë buke për dy javë, qelizat imune ndryshuan punët e tyre. Qelizat imune, të njohura në komunitetin shkencor si makrofagë, do të përqendroheshin në reduktimin e inflamacionit në vend të rritjes të tij. Makrofagët mund të gjenden në shpretkë, veshkë dhe në gjak, dhe ato janë gjithashtu në gjendje të “hanë” qelizat e vdekura ose të sëmura.
Gjatë eksperimentit studiuesit zbuluan se shpretka rriti madhësinë e saj pas konsumimit të tretësirës me sodë buke. Doktori O’Connor u shpreh optimist për gjetjet e studimit dhe beson se mund do të ndihmohen njerëzit që po luftojnë me sëmundjet autoimune.
Përdorimi i sodës së bukës
Soda e bukës është një përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinë. Përveç se mund të përdoret për të luftuar sëmundjet autoimune, sipas studimit të fundit, mund të përdoret edhe si përbërës në produktet e pastrimit në shtëpitë tona. Gjithashtu, kombinimi i një luge çaji me sode buke me një gotë ujë mund të jetë një zgjidhje e mirë për të luftuar urthin.
What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.