Stresi i lidhur me Covid-19 ka ndikuar tek mijëra gra për ndërprerjen e menstruacioneve të tyre sipas një studimi të fundit. Hulumtimi me 210 pjesëmarrëse zbuloi se rreth 54 për qind e tyre përjetuan ndryshime në ciklin e tyre menstrual midis korrikut dhe gushtit të vitit 2020. Gjysma e grave që raportuan ndryshime përjetuan menstruacione më të gjata dhe një e treta u ankua për gjakderdhje më të rëndë se zakonisht. Të gjitha grave të anketuara iu kërkua gjithashtu të shënonin nivelet e tyre të stresit para dhe gjatë pandemisë Covid-19 përmes një pyetësori në internet.
Gratë raportuan nivele më të larta të stresit gjatë pandemisë Covid-19 sesa më parë. Ekspertët nga Universiteti Northwestern, të cilët kryen studimin paralajmëruan se stresi i pandemisë ka të ngjarë të jetë shkaktar për këtë fenomen. Autorja e studimit Nicole Woitowich tha se e dimë që stresi i shtuar mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.
Por ajo shtoi se “stresi gjithashtu mund të prishë modelet normale të ciklit menstrual dhe shëndetin e përgjithshëm riprodhues”.
Woitowich tha se gjetjet mbi stresin, të botuara në revistën “Journal of Women’s Health”, konfirmuan shumë raporte nga gratë për ndërprerjen e menstruacioneve gjatë pandemisë.
“Duke pasur parasysh natyrën e pandemisë dhe ndikimin e saj të rëndësishëm në shëndetin mendor, këto të dhëna nuk janë befasuese,” tha ajo.
Autorja shtoi se fakti që gratë tani po përjetonin parregullsi të menstruacione për shkak të infeksionit Covid-19, si dhe vaksinimit kundër virusit, ndikimi i pandemisë në shëndetin riprodhues nuk duhet të injorohet.
Por ekspertja është e shqetësuar se kjo shifër mund të jetë vetëm maja e ajsbergut sepse shumë gra që mund të kenë përjetuar këto ndryshime ka gjasa të mos i raportojnë.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje