Shendet

Studimi: Shqipëria, pjesë e vendeve me raportin më të lartë të vdekjeve në Europë

Shqipëria është ndër shtetet me raportin më të lartë të vdekjeve në Evropë gjatë periudhës së pandemisë.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara në Revisten Mjekesore “eLife” e cila ka analizuar të dhënat e përvitshme për sa i përket vdekshmërisë.

Në studim u mblodhën të dhënat e popullsisë dhe vdekjet e raportuara nga autoritetet e 103 shteteve për një periudhë nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Me anë të tyre llogaritën shifrat e mundshme të vdekjeve të çdo shteti për vitin 2020 në rrethana të zakonshme.


Këto shifra më pas i vunë në krahasim me numrin e deklaruar të vdekjeve prej COVID-19 ku nxorën në pah vdekjet e tepërta.

Në këtë mënyrë faktori më i lartë i vdekjes për këto raste mund të konsiderohet pandemia.

Pjesë e vendeve me raportin më të lartë të vdekjeve në Europë ishin edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Studimi nuk përfshin shtete të mëdha si Kina, apo India, megjithatë përmbledh shumicën e vendeve të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Jugut.

Shtetet me raportin më të lartë të vdekjeve shtesë në Evropë.
1 – Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut patën një rritje me 43% të numrit të vdekjeve shtesë krahasuar me mesataren vjetore. Zyrtarisht deri në mars 2021 në Shqipëri pati rreth 2,200 viktima nga COVID-19, por pati rreth 9,300 viktima që u raportuan nga INSTAT mbi mesataren vjetore.
2 – San Marino me një popullsi prej rreth 33 mijë banorësh raportoi zyrtarisht 90 viktima nga COVID-19. Sidoqoftë sipas studimit pati 110 vdekje shtesë me një rritje prej 42% nga mesatarja dhe një raport 320 vdekje për çdo 100 mijë banorë.
3 – Sllovakia dhe Çekia kishin një rritje me 30% të vdekjeve shtesë. Sllovakia shënoi një raport 310 vdekje të tilla për çdo 100 mijë banorë. Ndërsa Çekia 320.
4 – Kosova pa një rritje me 30% të numrit të vdekjeve shtesë gjatë periudhës së pandemisë. Studimi thotë se kishte një raport prej 150 vdekje të tilla për çdo 100 mijë banorë.


Më keq u paraqit Maqedonia e Veriut, që radhitet mes 10 vendeve me më shumë vdekje të shtuara në studim, me një raport 420 vdekjesh shtesë për çdo 100 mijë banorë.

Por ky nuk është raporti i parë që tregon se në Shqipëri ka një numër më të lartë vdekjesh.

Gjetjet e publikuara në Maj nga “Institute Health Data” një institut amerikan për vlerësimin e shëndetit me qendër në Uashington, tregoi se vendi ynë në total ka pasur 529 vdekje për 100 mijë banorë nga marsi i vitit 2020 deri në maj të vitit 2021.

Ekspertët e Shëndetit Publik të vendit tonë aso kohe shpjeguar për Gazetasi.al se raporti vjen nga një institut i besueshëm dhe në bazë të përllogaritjeve qëndron. Sipas tyre Shqipëria ka raportuar vetëm 16.7% të vdekjeve nga Covid-19.

Marrë nga Revista Mjekesore “eLife” / Pershtati Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë