Ekspertët e shëndetit publik në Izrael kanë gjetur një lidhje të mundshme midis vaksinës së Covid-19 Pfizer dhe dhjetërave rasteve të inflamacionit të zemrës (miokarditit) tek të rinjtë pas dozës së dytë të vaksinës.
Vaksina është përdorur në më shumë se 5 milion njerëz në vend dhe numri i rasteve të Covid-19 ka rënë ndjeshëm. Ministria izraelite e shëndetësisë tha të mërkurën se pavarësisht lidhjes së mundshme, ajo do të zgjerojë vaksinimin e saj tek grupmosha 12-16 vjeç. Ndërkaq Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave ka autorizuar përdorimin e saj për këtë grupmoshë.
Sipas një studimi ishin 275 raste të miokardit të identifikuara midis dhjetorit të vitit 2020 kur filloi vaksinimi dhe majit të vitit 2021, duke përfshirë 148 raste brenda një muaji pas vaksinimit. Nga këto, 27 raste kanë ndodhur pas dozës së parë dhe 121 pas dozës së dytë. Në të dy rastet, rreth gjysma ishin persona me probleme të mëparshme mjekësore.
“Nuk ka indikacione se rastet ishin për shkak të vaksinës,” tha Pfizer në fillim të studimit.
Miokardi shpesh shkaktohet nga infeksione virale dhe infeksionet Covid-19 janë raportuar të shkaktojnë gjendjen.
“Një vlerësim i kujdesshëm i raporteve është duke vazhduar dhe nuk është përfunduar. Ngjarjet e padëshiruara, përfshirë miokardin dhe perikarditin(të dyja sëmundje që përfshijnë zemrën) po shqyrtohen rregullisht nga kompanitë, si dhe nga autoritetet rregullatore,” tha Pfizer.
Sipas studimit shumica e rasteve ndodhën tek të rinjtë meshkuj, veçanërisht ata të grupmoshës 16- 19 vjeç.
“Në shumicën e rasteve, pacientët u shtruan në spital për katër ditë ose më pak, dhe në 95% të rasteve u klasifikuan si të lehta. Rreziqet nga infektimi janë më të larta se sa rreziqet e vaksinimit,” ka deklaruar Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje