Shendet

Studimi: Përdorimi i kanabisit në adoleshencë nxit lindje të parakohshme në të ardhmen

Personat që përdorin kanabisin në adoleshencën e hershme, qoftë ky edhe përdorim mjekësor ka gjasa të ndikojnë në lindjen e parakohshme të fëmijëve në të ardhmen.
Duke u bazuar në disa të dhëna nga një studim i fundit, shkencëtarët zbuluan se foshnjat e lindura nga nënat dhe baballarët e moshës 29 vjeç e lart, të cilët e kishin përdorur kanabis rregullisht midis moshës 15 dhe 17 vjeç, kishin shumë gjasa të ishin me peshë të ulët për shkak të lindjes së parakohshme. Studiuesit thanë se gjetjet, të botuara në revistën “Scientific Reports”, tregojnë një nevojë urgjente për të kuptuar rreziqet që lidhen me përdorimin e drogës gjatë viteve të adoleshencës, ndërsa vendet kërkojnë të lehtësojnë rregulloret mbi kanabisin. Kanadaja, Uruguai dhe Holanda janë an ndër ato që kanë dekriminalizuar përdorimin rekreativ të drogës. Lindsey Hines, studiuese në Shkollën Mjekësore të Bristoli, tha se kanabisi është droga e paligjshme më e përdorur në mesin e adoleshentëve.
“Tashmë ka dëshmi se përdorimi i shpeshtë i kanabisit në adoleshentët rrit rreziqet për shëndetin e dobët mendor, por rezultatet tona tregojnë se mund të ketë efekte të tjera që individët nuk mund t’i parashikojnë. Ndërsa rregulloret rreth përdorimit ligjor liberalizohen, ekziston mundësia që përdorimi i adoleshentëve të rritet në disa vende. Këto gjetje japin motiv shtesë për të siguruar ndryshime për rregullatorët parandalues të këtyre problemeve,” shtoi ajo.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se lindjet e parakohshme dhe pesha e ulët e fëmijëve lidheshin me përdorimin e lëndëve narkotike në shtatzëni, por gjetjet treguan se ka shumë rëndësi edhe fakti nëse baballarët e këtyre fëmijëve janë përdorues, pasi përdorimi i lëndëve nakotike është më i shpeshtë tek djemtë në adoleshencë.
George Patton, profesor në kërkimin e shëndetit të adoleshentëve me Universitetin e Melburnit dhe Institutin e Kërkimit të Fëmijëve Murdoch, tha se sa më shumë që studiojmë përdorimin e kanabisit në adoleshencë, aq më problematike duket gjendja./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë