Shendet

Studimi në Kinë: Masat nuk duhen lehtësuar pa u zhvilluar vaksinat anti-covid

Rivendosja e lëvizshmërisë normale të popullsisë në “rajonet me pak raste për Covid-19 ” do të shkaktojë rreth 2 milionë vdekje në një vit dhe çelësi për kontrollin e virusit është zhvillimi i vaksinave që janë më të mira në parandalimin e infeksionit, sipas studiuesve kinezë. Heqja e kufizimeve është ndërmarrë nga një sërë shtetesh mes tyre dhe Kina ku po zhvillohen edhe Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, ndërkohë që vala e infektimeve me Omicron vijon ende.
Shkencëtarët kinezë dhe specialistët e shëndetit publik kanë përsëritur nevojën për mbajtjen e kontrolleve të rrepta, duke thënë se rreziqet e transmetimit ishin shumë të larta dhe se infeksionet masive do të ushtronte presion të patolerueshëm në sistemin shëndetësor. Studiuesit përdorën studime nga Kili dhe Britania për të llogaritur “efikasitetin bazë” të vaksinave aktuale, CoronaVac në rastin e Kilit dhe vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca në Britani. Ata vlerësuan se efikasiteti bazë kundër sëmundjes simptomatike të vaksinave ishte 68.3%. Ata vlerësuan se efikasiteti bazë i vaksinave ekzistuese kundër vdekjes ishte 86%.


Vlerësimi i efikasitetit kundër infeksionit bazohet në të dhënat britanike dhe efikasiteti kundër sëmundjeve simptomatike dhe vdekjeve u bazua në të dhënat e nxjerra nga një studim mbi CoronaVac në Kili. Por edhe me një shkallë globale të vaksinimit prej 95%, nëse lëvizshmëria e popullsisë do të rivendosej në nivelet e vitit 2019, studiuesit vlerësuan se të gjitha me pak raste të Covid-19 do të shihnin më shumë se 234 milionë infeksione brenda një viti, duke përfshirë 64 milionë raste simptomatike dhe 2 milionë vdekje.
“Raca njerëzore duhet të vazhdojë të zhvillojë vaksina dhe të eksplorojë mënyra të reja për të përmirësuar mbrojtjen e vaksinave kundër infeksionit në mënyrë që të eliminohet COVID-19 në nivel global,” tha ekipi i shkencëtarëve kinezë në një punim, të botuar të premten në buletinin javor të Qendra e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC).


Për të reduktuar incidencën e Covid-19 në nivelet e gripit pas rivendosjes së lëvizshmërisë normale, efikasiteti i vaksinave kundër infeksionit duhet të rritet në 40% dhe efikasiteti kundër sëmundjes simptomatike duhet të rritet në 90%, thanë ata.
Ata shtuan se ishte më e rëndësishme që vaksinat e reja të ishin efektive kundër infeksionit sesa kundër sëmundjeve simptomatike ose vdekjes.
“Çelësi për kontrollin e COVID-19 qëndron në zhvillimin dhe përdorimin e gjerë të vaksinave që janë më efektive në parandalimin e infeksionit,” tha ekipi.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë