Mendim

Studimi në Australi zbuloi që përhapja e Covid-19 nëpër shkolla është krejtësisht e kufizuar

Nga Ilir Alimehmeti– Në shtetin New South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:

1.Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.

2.Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat! Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

  • Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.
  • 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.
  • 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.
  • 319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).
  • 44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).
  • ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!
  • ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:

  • U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.
  • Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.
  • Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.
  • Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishme pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.

Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:

✔ rritet ndërgjegjësimi komunitar,

✔ implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,

✔ qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat,

✔ testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë