Shendet

Studimi: Ilaçet e depresionit funksionojnë ndryshe tek njerëzit

Sipas një studimi të fundit shumë njerëz që kanë marrë ilaçe kundër depresionit për të paktën dy vjet mund të ndërpresin përdorimin, por shumica do të kenë ende nevojë për trajtim afatgjatë.

Gjetjet e botuara në revistën shkencore “The New England Journal of Medicine”, tregojnë se 44% e njerëzve që gradualisht ndaluan marrjen e ilaçeve kundër depresionit nuk patën një periudhë tjetër depresioni vitin e ardhshëm.


Autorja e studimit Gemma Lewis, nga Universiteti i Londrës, tha se gjetjet shtojnë dëshmitë se për shumë pacientë, trajtimi afatgjatë është i përshtatshëm, por gjithashtu u zbulua se shumë njerëz ishin në gjendje të ndalonin ilaçet dhe t’i riktheheshin pas dy muajsh përsëri.

Studiuesit thanë se ishte e rëndësishme të konsultoheni me një mjek para se ta bëni këtë. Ata gjithashtu thanë se terapitë psikologjike mund të ndihmojnë në parandalimin e një rikthimiit të ilaçeve.
Glyn Lewis një tjetër autor i studimit tha se anti-depresantët janë efektivë, por, si shumë ilaçe, nuk janë ideale për të gjithë.


Në studim morën pjesë 478 persona dhe të gjithë kishin marrë ilaçe kundër depresionit për të paktën dy vjet dhe ishin ndjerë gati t’i linin.
Ata u ndanë në dy grupe në njërin grup njerëzit vndaluan së merrni ilaçet e tyre, ndërsa në grupin tjetër, ilaçet e tyre u zvogëluan për tre muaj dhe të gjithë pjesëtarët u monitoruan për një vit.

Nga ata që ndaluan marrjen e ilaçeve kundër depresionit, 56% thanë se ishin rikthyer ose ndiheshin përsëri në depresion pas dy muajsh. Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të përjetonin simptoma të ankthit, të cilat mund të ngatërrohen me një rikthim dhe mund të nënkuptojë që disa njerëz duhet të heqin dorë nga ilaçet më ngadalë, thanë studiuesit.


Përkundër kësaj, deri në fund të studimit, 59% e grupit që kishin ndaluar ilaçet nuk po merrnin më asnjë ilaç për depresionin.
Edhe në grupin që vazhdoi të merrte ilaçet e tyre, më shumë se një e treta thanë se ndiheshin në depresion në një fazë.
Ekipi hulumtues nuk e di pse disa njerëz duket se janë në gjendje të heqin ilaçet e tyre kundër depresionit dhe disa jo, por parashikimi se kush mund t’i ndalojë ata në mënyrë të sigurt është një sfidë  tjetër.

Tony Kendrick, nga Universiteti i Southampton, thotë se përdorimi afatgjatë tek njerëzit mbi 65 vjeç mund të çojë në përdorim të shumtë të medikamenteve tek këta persona dhe nuk mund t’i lënë ilaçet.  Pacientët më të rinj të moshës së mesme raportuan shumë më pak efekte anësore nga marrja e ilaçeve kundër depresionit për shumë vite.
Kendrick tha se ai ishte “i gëzuar” nga gjetjet që treguan se njerëzit nuk po merrnin ilaçe “në mënyrë të panevojshme”.

Ilaçet në studim janë disa nga më të zakonshmet të përshkruara, citalopram, sertraline, fluoxetine ose mirtazapine.
Simon Wessely, drejtor i psikiatrisë Kolegjin King’s  Londër tha se studimi ishte “shumë i rëndësishëm” dhe do të ndihmonte pacientët të bënin një zgjedhje të informuar.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë