Ekonomi

Studimi i BSH: Nga mbyllja e ekonomisë goditen më shumë shërbimet e ndërtimi

Ndikimi më i madh i mbylljes së ekonomisë mund të jetë në punësimin në industrinë e ndërtimit dhe në shërbime.

Bledar Hoda, një specialist i departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shipërisë, ka treguar në një studim të tij se madhësia e ndikimit të mbylljes së ekonomisë në nivelin e papunësisë duket e ulët.

Fokusi i studimit është se si ka ndikuar mbyllja e menjëhershme  në aktivitetin ekonomik dhe në tregjet e punës.

Studimi ka treguar se dega e shërbimeve dhe ndërtimi mund të vuajnë më shumë si pasojë e mbylljes në ecurinë e treguesve së punësimit.

Sipas tij, papunësia midis të rinjve mund të rritet më shumë se papunësia në mes të popullatës të së moshuarve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për tre mujorin e dytë të vitit 2020, papunësia në Shqipëri u rrit me 0.5%.

Rezultatet e studimit tregojnë se nga masat kufizuese të vendosura gjatë valës së parë, ngritja e nivelit të mbylljes së ekonomisë me çdo 10% mund të shkaktoje një rënie të prodhimit industrial me 5% në cdo muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë