Menaxhim

Studimi i BB: Era do të jetë burimi kryesor i energjisë në Shqipëri. TEC-i i Vlorës, joekonomik

Nga Gazeta 'SI' - Një parashikim i Bankës Botërore për ndryshimet klimatike në Shqipëri, thotë se era do të jetë burimi kryesor i energjisë në vend dhe do të kalojë edhe hidrocentralet.

“Me një ambicie zero neto për Shqipërinë, energjia e hidrocentraleve, era, dielli dhe biomasa plotësuar me kapjen dhe ruajtjen e karbonit, do të ishin burimet kryesore të energjisë elektrike në Shqipëri, dhe në terma afatgjatë për gazin nuk do të kishte ndonjë rol”, thekson raporti duke shtuar se në pak vite, Termocentrali i Vlorës nuk do të jetë i dobishëm për Shqipërinë.

“Shqipërisë nuk i duhet të ndërtojë më kapacitete të gazit. Për një kohë të skurtër mund të mbështetet në TEC-in e Vlorës, por pas 2030-s, nuk do të ishte ekonomike. Diversifikimi i energjisë do t’a bënte Shqipërinë një eksportuese të madhe të energjisë, 10-15% të prodhimit”, shkruan BB.

TEC-i i Vlorës u “rikthye” në vëmendje verën e 2022-shit, kur Shqipëria njoftoi se po bashkëpunonte me dy kompani amerikane për ta vendosur atë në punë. Qeveria ka njoftuar disa herë se TEC-i do të nisë prodhimin e energjisë, por ende nuk ka ndodhur.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë