Kuriozitete

Studimi hedh dritë mbi rolin e shenjave të gishtërinjve në sensin e prekjes

Pavarësisht nëse po ndjen strukturën e trashë të një palë xhinsesh, lëvoren e një fruti apo lëkurën e lëmuar të një të dashuri, ndjesia e prekjes është një aspekt thelbësor i mënyrës se si ne bashkëveprojmë me botën përreth nesh.

Tani shkencëtarët thonë se ata kanë hedhur dritë në atë se pse majat e gishtave të njeriut janë kaq të ndjeshme, duke zbuluar se fakti fshihet në shenjat e gishtërinjve.

Dihej tashmë që receptorët e vegjël të ndjeshëm ndaj stimujve mekanikë gjenden në lëkurën e majave të gishtave dhe këta bashkëveprojnë me dy lloje të neuroneve në gishta. Rezultati është një “fushë pranuese”: një zonë e lëkurës ku prekja aktivizon një neuron të veçantë.

Sidoqoftë, më parë ishte e paqartë se sa e vogël mund të zbulohej një strukturë nga secili neuron.

Ewa Jarocka, studiuese dhe kolegët e saj nga Universiteti Umeå në Suedi ju kërkuan nga 12 pjesëmarrësve që secili të ulej në karrigen e një dentisti, me krahun e djathtë në një kënd dhe thonjtë e tyre të ngjitur në një mbajtëse plastike.

Duke shkruar në Journal of Neuroscience, studiuesit raportojnë se ata përdorën një pajisje robotike për të drejtuar një sipërfaqe me pika mbi majat e gishtave të secilit pjesëmarrës, me secilën pikë 0.4 mm në diametër dhe pikat e ndara me 7 mm. Ekipi monitoroi përgjigjen e neuroneve të vetme në majë të gishtave duke përdorur elektroda të futura në një nerv në krahun e pjesëmarrësit.

Duke përdorur këto përgjigje, së bashku me pozicionin e pikave, studiuesit ishin në gjendje të hartonin fushën pranuese për secilin neuron. Rezultatet konfirmuan se secila fushë pranuese mbulonte një zonë që shtrihej në disa maja të gishtave dhe se brenda secilës fushë kishte zona veçanërisht të ndjeshme. Por gjithashtu zbuloi se këto zona ishin të ndjeshme ndaj një pike të vetme. Në fakt, ata gjetën përgjigje më të forta nervore brenda këtyre zonave të hartuara në majat e gishtave.

Chris Miall, profesor i neuroshkencës motorike në Universitetin e Birmingham, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se studimi rriti kuptimin se si informacioni i marrë nga truri nga një numër i madh neuronesh përfaqësonte objektin që prekej.

“Ajo që tregojnë autorët është se detaji i hollë i fushave receptuese të fijeve nervore individuale që kontaktojnë mekanizmat e receptorëve në majë të gishtave përputhen ngushtë me majat e gishtave. Ndjeshmëria jonë shumë e lartë në majë të gishtave është sepse ka shumë, shumë fibra nervore me fusha shumë të vogla receptuese”, tha ai.

Miall shtoi se ndërsa gjurmët e gishtërinjve gjithashtu lejojnë  edhe një identifikim më të mirë. Studimi thekson rolin e tyre  në ndihmën që na japin për të kuptuar detaje të vogla.

Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë