Trend

Studimi: Shumica e njerëzve zgjedhin koncertet para marrëdhënieve seksuale

Një anketë globale që përfshin 15 vende dhe 40,000 pjesëmarrës, ka zbuluar se 70 për qind e fansave të muzikës do të preferonin të shihnin një koncert live sesa të kryenin marrëdhënie seksuale.

Nëse kufizohen në një lloj argëtimi për pjesën tjetër të jetës së tyre, të anketuarit që ishin të moshës 18 deri në 54 vjeç zgjodhën muzikën live (39 për qind) në vend të ngjarjeve sportive (14 për qind), shkuarjes në kinema (17 për qind) ose marrëdhënieve seksuale (30 për qind).

Gjithashtu, raporti tregon se 93 për qind e njerëzve “dëshirojnë përvoja reale mbi ato digjitale”.

“Në një epokë të inteligjencës artificiale dhe algoritmeve, koncertet janë antidoti- përvoja e përbashkët më intensive emocionalisht në tokë. 85 për qind e fansave largohen euforikë”, zbulon studimi.

Për më tepër, studimi shpjegon se artistet femra “po përcaktojnë momentet më të mëdha të kulturës”. Aty thuhet se 76 për qind e fansave janë të interesuar në shfaqje live të kryesuara nga gratë, duke përmendur turnetë e mëdha të Taylor Sëift, Beyonce, Olivia Rodrigo dhe Lady Gaga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë